Aktor, regjisori dhe dramaturgu i njohur shqiptar, Naun Shundi i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 tregoi detaje nga monokomedia “Babi” që shfaqet në teatrin “Zonja e bujtinës”, si dhe mesazhin që ka dashur të përcjellë.

Shundi pohoi se i ka vënë pikërisht këtë emër, për të treguar lidhjen e fortë që ka fëmija me babain e vetë në fëmijëri, si një element kyç për mbajtjen fortë të vlerave të familjes.

 

“Një nga gjërat që ka njeriu, është babi dhe mami. Ata e kanë lindur dhe meritojnë respekt deri sa të jenë gjallë. Me këtë gjë i bëj një nder baballarëve. Çdo kush duhet të respektojë familjen. E quaj ‘babai’ se më pëlqen që t’i them babait siç e kam thirrur kur isha i vogël. Fëmija duhet t’i përgjigjet në të njëjtën formë, në të njëjtën mënyrë. Nëse fëmija do të respektojnë prindërit siç e bënte kur ishte i vogël, familja do të ishte më e shëndoshë sot. Këto janë kokë e këmbë problematika të shoqërisë shqiptare, se sa Amerikës psh. Trajtoj probleme sociale, individuale të njeriut shqiptar sot, duke bërë një retrospektivë në të shkuarën. Autorët nuk japin zgjidhje, ato i kep policia. Janë dhënë 5 shfaqje dhe këto do të vazhdojnë. Shfaqja zgjat rreth 1 orë.
Hapi ynë për hapjen e një teatri, i imi dhe i bashkëshortes, rezultoi fat. Çdo shfaqje që del, aprovohet nga unë. Kryesisht unë kam dëshirë që të punoj me të rinj. Jam i kënaqur, sepse me kalimin e moshës, do karikuar njeriu me energji, që i mungojnë për shkak të moshës.”, tha Shundi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: