Pasi fituan vendin e parë në konkursin ndërkombëtar për gjyqin e simuluar mes 16 fakulteteve të Drejtësisë nga mbarë hapësira shqiptare, studentët e fakultetit të Drejtësisë të universitetit ‘Luarasi’ u shpërblyen me një vizitë me natyrë studimore në Këshillin e Evropës dhe Gjykatën Evropiane të Lirive dhe të Drejtave themelore të Njeriut në Strasburg të Francës duke treguar edhe njëherë se “Luarasi” është kampion i ndërkombëtarizmit. Faqja zyrtare e Këshillit të Europës i ka bërë jehonë vizitës së studentëve pas fitores së merituar në konkursin ndërkombëtar “Moot Court”.

“Jemi shumë të nderuar që studentët tanë të fakultetit të Drejtësisë, në një konkurs të organizuar nga “ Fondacioni Halimi” në bashkëpunim me Këshillin e Europës, studentët tanë fituan vendin e parë ndër 16 fakultete të drejtësisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Si fitues ata fituan të drejtën të ftoheshin nga Këshilli i Europës. Gjithashtu u ftuan nga Gjykata Evropiane të Lirive dhe të Drejtave themelore të Njeriut në Strasburg. Mendoj se është një arritje e madhe e studentëve dhe motivim i rëndësishëm për ta. “Luarasi” ka qene kampion në përgatitjen e juristëve të rinj nga viti 2003. Nuk është vetëm fakulteti i Drejtëisë por edhe tre fakultetet e tjerë janë të rëndësishëm, kanë besueshmëri të lartë, studentët shqiptarë i kanë zgjedhur”, tha rektori i universitetit “Luarasi” prof. Ruka.

Rektori i universitetit “Luarasit” profesor Et’hem Ruka ka bindjen se bashkë me ekipin e tij dhe stafin do ia dalë më së miri këtë vit të ri akademik pasi “Luarasi” ofron larmi programesh e profilesh, aq të kërkuar nga maturantët.

“ Tek “Luarasi” kemi programe që janë të rëndësishme në tregun e punës. Jemi shumë krenar që në 5 vitet e fundit numri i studentëve është rritur në 300%. Në krahasim me një vit më parë janë regjistruar 75%. Kam besim se këtë vit universiteti do të rritet më shumë”, -u shpreh rektori Ruka.
I vendosur në zemër të Tiranës ku është zona më vibrante ku gëlon jeta studentore “Luarasi” është gati për të pritur studentët që e kanë bërë zgjedhjen e tyre të parë. Rektori i Unuversitetit “Luarasi” profersor Ruka tregon risitë në prag të vitit të ri akademik
“Godina e universiteti “Luarasi” është në zemër të Tiranës, jemi të vendosur në zonën A, është zonë e sigurt ne një mjedis universitar. Godina ka infrastrukturë të shkëlqyer, nuk mungon asgjë. Jemi duke pasuruar laboratorët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, do fusim edhe programe digjitale për herë të parë në disa degë”,-tha rektori i universitetit “Luarasi”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: