Këshilli i Sigurimit të OKB-së vendosi të premten unanimisht dërgimin e vëzhguesve civilë në Jemen për të siguruar funksionimin e portit strategjik të Hodeida dhe monitoruar evakuimin e luftëtarëve.

Një rezolutë e hartuar nga Britania e Madhe u miratua nga 15 anëtarët e Këshillit. Ajo garanton gjithashtu të drejtat e arritura gjatë konsultimeve të fundit ndër-jemenase të mbajtura në Suedi, përfshirë ato mbi një armëpushim në Hodeida, një tërheqje të luftëtarëve nga qyteti dhe shkëmbimin e të burgosurve midis dy palëve ndërluftuese në konflikt.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: