TIRANË

Debate në emisionin “Open” në News24 mbrëmjen e sotme, teksa diskutohej për Këshillimin Kombëtar dhe publikimin e pagave. Gazetari Enton Abilekaj tha se këshillimi publik si formë për t’iu imponuar ligjit, është skandal duke kujtuar shprehjen “Ç’thotë partia bën populli, ç’do populli bën partia”.

Pedagogu Arjan Curi tha se është kopjuar modeli kinez. Sipas tij, Kina e konsideron veten një demokraci këshillimore dhe funksionarë të lartë Partisë Komuniste këshillohen me njerëzit dhe i çojnë te qeveria qendrore. Avokati Adriatik Lapaj tha se shteti i shkon atij që jep para me dy bordero, quhet evazion fiskal, hetohet me prokuror.

Lapaj: Rama ka demagogji, tërheq vëmendjen. Shqipëria do shpëtojë ditën që do ngrejë institucionet jo individët.

Abilekaj: Disa masa janë për t’u përshëndetur. Që të verifikohen të ardhurat e një njeriu që shpenzimet i ka tepër të larta është normale.

Ky këshillimi publik si formë për t’iu imponuar ligjit, që kur u bë si praktikë, sigurisht është skandal. Ç’thotë partia bën populli, ç’do populli bën partia. Diktatura e masave.

Nesër ai mund të pyesë a mund t’iu vëmë nga një përgjues shqiptarëve, si në big Brother. Dhe populli thotë po, dhe do na i vërë nëpër shtëpitë. Është praktikë antiligjore.

Publikimi i pagave të atyre njerëzve që i kanë pagat që mund të publikohen, të larta. Siç publikojnë bizneset të dhënat e qarkullimit. Kjo është gjë që diskutohet me grupet e interesit dhe me vendet që e kanë praktikë. Nuk mund t’i thuash popullit do ju zhvesh lakuriq dhe do ju nxjerr në rrugë. Kjo është demagogji.

Besart Kadia: Bizneset në Rumani, ai që nuk ka paguar taksat loakle i shkon bashkia me muzikë e bën si argëtuese që ky biznesi nuk ka paguar taksa.

Lapaj: Me fletë-rrufe. Sa del një nënë me dy speca, 2 domate, kokoshka, s’guxon se shkon xhipi menjëherë. Do të vësh dy tjegulla shkon direkt. Apo të hapë një njeri një lokal. Kur vjen puna te deklarimi i rrogës nuk i gjejmë dot dhe hapim 10 inspektorate.

Kadiaj: Si nuk e gjen dot, i ke publike të gjitha inspektoratet. Shteti t’i thotë rriti pagën atij.

Lapaj: Shteti i shkon atij që jep para me dy bordero, quhet evazion fiskal, hetohet me prokuror.

Curri: Publikimi i rrogave ka rreziqe të mëdha. Kur u publikuan, bëri me dhimbje koke pronarët. E dyta, këtu ka njerëz keqbërës që mezi presin të dinë kush i ka rrogat e mëdha. Krijon luftë klasash. Ajo që është më e tmerrshmja është ky nocioni i këshillimit kombëtar. Ekziston vetëm një vend që e ka dhe Rama e ka kopjuar dhe ky vend është Kina. E konsideron veten një demokraci këshillimore. Funksionarë të lartë PK këshillohen me njerëzit dhe i çojnë te qeveria qendrore. Para 2 muajsh, presidenti kinez në konferencën e 13-të të partisë për këshillimin kombëtar deklaroi se ne duhet ta përsosim këtë këshillimin kombëtar. Ne i pyesim dhe iu themi popullit që ata janë të zotët e këtij vendi.

Kadia: Sapo the që Kina është demokraci.
Curri: Xi Jinping e konsideron demokraci. Ky vend ka marrë dhe në ‘67 nga Kina. ka marrë revolucionin kulturor kinez dhe shkatërroi kishat dhe xhamitë.

Kadia: Fol dhe për Jezu Krishtin.

Curri: Ky është model kinez, pse shqetësohesh. Të bëjmë emision për Jezu Krishtin dhe ta shpjegoj unë. Po të pyesë Rama popullin e doni Kadian zv.ministër unë do them jo.

Kadia: Po të pyesim popullin do thonë mos të dalësh në televizor. E ka marrë ky që sapo tha se Kina është demokraci. Dhe ne jemi si Kina, demokraci si Kina.

Curri: Dhe ti sapo the që Rama është i poshtër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb