DURRES

Kreu i Qeverisë, Edi Rama ishte ditën e sotme në Durrës, ku pa nga afër, bashkë me inxhinierët që kanë ardhur nga Izraeli, disa godina të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Inxhinieri izraelit i ka treguar pajisjen kryeministrit Rama, me të cilët shikohet nëse pallatet kanë dëmtime me strukturën, apo ka vetëm dëmtime me muret.


Në një prej pallateve, kryeministri takuar banorët, ku inxhinieri izraelit ka theksuar se nuk ka asgjë shqetësuese me banesën e tyre, pasi ajo ka pësuar vetëm dëme materiale. Inxhinierët izraelitë kanë theksuar se edhe pse në pamje të parë një godinë mund të duket si e marrë fund, duhet të shihet struktura.


Rama: Janë prishur mure, por struktura është shumë e qëndrueshme. Do të riparohen dëmet në mure. Inxhinieri izraelit: Kolonat janë të gjitha në rregull. Inxhinieri izraelit: Inxhinierët e mi këtu, pas kësaj katastrofe, ju duhet ta puthni shtëpinë. Ju ka mbrojtur!


Banori: Isha vetëm atë natë, dhe dera ishte mbyllur dhe nuk u hap Inxhinieri izraelit: Të çarat nuk kanë problem, sepse struktura është shumë e fortë.

Rama: Këta janë nga Izraeli dhe janë njësha, inxhinieri thotë që pas katastrofës duhet ta puthësh shtëpinë tende se ka qëndruar dhe ju ka mbrojtur”- i tha Rama gruas së shtëpisë, që ishte ende e trembur nga gjithë sa kaloi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb