TIRANE – Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka denoncuar mungesën e trinitrinës (nitroglicerinës) në Urgjencën e Tiranës.

Në një status në Facebook, Spahia shkruan se “prej më shumë se 2 javësh ky medikament mungon në urgjencë”.

“Sipas informacioneve edhe ne spitale ka mungesa te trinitrines. Qytetareve shqiptare vetem vdekja u ofrohet falas!!!,” shkruan më tej Spahia.

Statusi i plotë

Sipas informacioneve nga koleget e Urgjences se Tiranes, prej me shume se dy javesh ne kete urgjence mungon Trinitrina (nitroglicerina), nje medikament jeteshpetues. Trinitrina eshte medikamenti kryesor ne rastet me angina pectoris dhe infarkt akut te miokardit. Sipas informacioneve edhe ne spitale ka mungesa te trinitrines. Qytetareve shqiptare vetem vdekja u ofrohet falas!!!

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: