Modelja e njohur, Kim Kardashian, është renditur si një nga miliarderet më të reja në glob.

BBC shkruan, se pasuria neto e Kim arriti në 1 miliardë dollarë, falë kompanisë së saj të produkteve kozmetike e veshjeve, si dhe nga të ardhurat në TV. Ajo tanimë është pjesë e 2.755 figurave në Listën e Miliarderëve të Botës të revistës së njohur Forbes. Themeluesi i Amazon Jeff Bezos, ndodhet i pari listës me një pasuri prej 177 miliardë dollarësh.

Po ashtu, edhe ish-bashkëshorti i Kim, reperi i njohur Kanye West, është pjesë e listës, me 1.8 miliardë dollarë pasuri. Forbes llogariti që vlera e 40-vjeçares ishte rritur në 1 miliard dollarë nga 780 milion dollarë në tetor falë aksioneve në biznesin e kozmetikës KKË Beauty dhe kompaninë e veshjeve të formave Skims.

KKW Beauty u lançua në 2017 dhe Skims vetëm dy vjet më parë pasi emri fillestar i markës Kimono u hoq pas akuzave për përvetësim kulturor.
Zonja Kardashian shiti 20% të KKË Beauty gjigandit të kozmetikës Coty vitin e kaluar për 200 milion dollarë, në një marrëveshje që vlerësonte biznesin në 1 miliard dollarë.

Projekti i saj më i fundit Skims ofron të brendshme dhe rroba shtëpie në stilin minimalist dhe ka rezultuar i suksesshëm gjatë periudhës së punës nga shtëpia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb