Shqipëria vendoosi të ndërpresë bashkëpunimin me Sylvinhon, ndërsa zgjodhi të firmosë me trajnerin italian, Rolando Maran. Për kombëtaren, të ardhmen, shanset kuqezi, gazetari i njohur, Erion Shkambi bëri analizën e tij në News 24.

“Ishte e qartë se Federata jonë kishte nevojë për një ndryshim. Kishte një ambient jo të qetë, kishte çështje të ndryshme që sollën një përfundim logjik.
Në këto momente, na duhej një trajner i ri me mentalitet të ri. Maran zgjedhje e duhur? Trajneri i pestë italian, një trajner me profil jo të lartë sportiv. Paragjykim mediatik, po mund të ketë. Gjithsesi, nuk mund të flasim, pasi mund të rezultojë një goditje e vërtetë.

Testi i parë do jetë mënyra si do menaxhojë grupin, pasi duhet të bëjë gjithçka nga e para. Në konferencë për shtyp, ai u shpreh se njeh lojtarët që luajnë në Serie A, por tani shumë prej tyre luajnë në Turqi apo vende të tjera”- Tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb