TURQI

Aktori i njohur turk, Kivanc Tatlitug, ka dy shtëpi në Bodrum, por nuk po jeton në asnjëherën prej tyre. Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, të dyja banesat e tij, aktori i njohur ua vuri në dispozicion familjarëve, prindërve dhe anëtarëve të tjerë të familjes së madhe.

Vetë aktori dhe bashkëshortja e tij, Basak Dizer, kanë vendosur të marrin një vilë me qira po në Bodrum për të kaluar disa ditë pushime.
Vila e ndërtuar me 50 mijë gurë ka hapësirë të mjaftueshme për pushimet e çiftit.

Mësohet se qiraja e një nate në vilën e aktorit kushton plot 6500 euro. Çifti i famshëm do të qëndrojë në këtë vilë për 10 ditë dhe pagesa që ka bërë është plot 500 mijë lira turke.

Prindërit e aktorit, gjatë periudhës së pandemisë nuk kanë dalë nga shtëpia për një kohë të gjatë. Edhe tani, Kivanc kujdeset që t’i ruajë ata nga virusi duke u ofruar edhe shtëpitë e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: