Deputeti socialist Erion Braçe po mendon seriozisht të lërë punën si deputet. Këtë gjë Braçe e ka paralajmëruar edhe sot, pasi ka shkuar në parlament, ku nuk ka gjetur as kolegët e tij.

Ai thotë me zë e figurë se ka depozituar në Kuvend 6 muaj më parë nismën ligjore për të vendosur rregull në tregun bujqësor e blegtoral, por se ka vetëm heshtje. “Nga njëra anë nuk thonë dot jo, nuk dalin dot kundër, nga ana tjetër të bllokojnë dhe heshtin, një lloj skuthllëku politik i neveritshëm, i nxitur nga klientelizmi, kapja e vendimmarrjes në Kuvend-më troç”, thotë Braçe.

Jo pak emotiv, deputeti i PS thotë se nuk di si ta bëjë punën e tij dhe se ka ardhur koha për punë tjetër.

POSTIMI I PLOTË
Këtë të enjte nuk ka Parlament, punë në seancën plenare në Parlament. Na i thane sot, ndaj ketu s’ka këmbë njeriu.
Por sot është data 13 dhjetor; Ditë më ditë-6 muaj me parë, paraqita ne Kuvend nismën ligjore për të vendosur rregull në tregun bujqësor e blegtoral, në dimensionin e pagesave, për të garantuar bujqit, punën e tyre, prodhimin dhe të ardhurat prej tij.

Troç: Bujq e blegtorë të marrin paratë e punës së tyre brenda 50 ditëve. 6 muaj asnjë përgjigje!
Nga njëra anë nuk thonë dot jo, nuk dalin dot kundër, nga ana tjetër të bllokojnë dhe heshtin, një lloj skuthllëku politik i neveritshëm, i nxitur nga klientelizmi, kapja e vendimmarrjes në Kuvend-më troç.

Sinqerisht nuk e vuaj mungesen e respektit institucional, procedural, njerezor gjithashtu;

Por kjo është mungese respekti e Kuvendit ndaj popullit të bujqësisë, i cili ka kete hall dhe kerkoi te adresohet ligjerisht;

Po ligjerisht ne kete vend, nuk duhet te kete qytetare te dores se dyte, por ne fakt ka-janë punëtorët, prodhuesit e bujqësisë.

Shikoni, kur ata blejne, detyrimi ligjor eshte te paguajne menjehere ose brenda 45 ditesh, perndryshe detyrimi i tyre merret me force!

Por kur tek bujqit prodhues blejne te njejtet tregtare-ata qe me pare shisnin, parate nuk paguhen as per 1 vit!

Padrejtësi e pabarazi e turpshme.

Kjo eshte! Thellohet kur nuk gjejnë hapësirë për të zgjidhur këtë padrejtësi.
Kur kam nisur kete pune, as e dija e as e kerkova deputetin per honor, vanitet, pasurim gjithashtu;
E doja si punë, e kam bërë si punë.
Por kur nuk te lene te besh punen tende, cfare duhet bere?
Shikoni, ky bllokimi i punes nis si klientelizëm dhe mbaron si personal, ndaj gjithnje e me shume eshte koha për punë tjetër;
Por deri atehere dua tu sjell ne vemendje skandalin e rryshfeteve ne Parlamentin Evropian;
Hiqni Katarin dhe vendosni nje kartel grumbulluesish abuziv ketu dhe do kuptoni qe kleintelizmi nuk njeh kufij, ne nivel me banal natyrisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: