TIRANE– “A do si kjo” titullohet kënga më e re e këngëtares, e cila është publikuar së fundmi. Xhirimet për klipin e kësaj kënge krijuar polemika, edhe për shkak të veshjeve që figurantët përdorin për realizimin e saj.

Klipi i këngëtares Ronela Hajati, është komentuar edhe nga mediat ndërkombëtare, vetë për faktin se gjatë momenteve të xhirimit, protagonistët shkuan edhe në polici për shkak të veshjes së dyshimtë.

Këngëtarja ka publikuar këtë videoklip, për të cilin thotë se ka punuar shumë.

Kënga e publikuar në youtube ka marrë mijëra klikime.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: