Futbollistëve për të qenë gjithmonë në formë iu duhet të mbajnë rregull strikt jetese. Këtu përfshihen, ushqimi, mos pirja e alkolit apo duhanit, fjetja në kohë e shumë të tjera. Ëayne Rooney është I fundit në rreshtin e gjatë të atyre që i kanë thyer të paktën një herë këto rregulla.

Një sfidë tepër e luftuar Britanike, si ajo Angli-Skoci, përfundoi me shifrat 3-0 për “Tre Luanët”. Rooney nuk festoi shumë brenda fushe por ama jashtë saj nuk la gjë mangut. I ftuar në një dasëm, fill pas ndeshjes, u pa të pinte alkol aq shumë sa në një moment u duk qartë se e kishte tepruar.

Kjo situatë kurrsesi nuk mund të pranohej nga Federata Angleze e Futbollit. Në drejtim të Rooney vërshuan një lum kritikash. Ndoshta edhe për faktin se ai është një kapiten dhe kështu nuk mund të jetë shembull për të tjerët. Në mbrojtje të tij ka dalë trajneri i Liverpulit, Jurgen Kloop, i cili pohoi se Rooney nuk ka bërë asgjë më shumë se çkanë bërë legjendat e tjera para tij.

Çfarë të them, më vjen keq për lojtarin. E di që futbollistët bëjnë një jetë të mirë duke fituar shuma të mëdha parash dhe bëjnë punën që duan, por në fund të fundit edhe ata janë njerëz. Ndonjëherë na ftojnë në dasma, ditëlindje apo ku ta di unë dhe akoma mund të jemi profesionalë. Kjo është gjenerata më profesioniste e futbollit jo vetëm në Angli. Të gjithë djemte që ne kemi admiruar kanë pirë pa fund dhe kanë tymosur si të çmendur dhe luanin akoma futboll. Askush nuk e bën më këtë gjë. Krishlindjet e fundit mu desh t,i mbushja gotën të gjithëve, pasi askush nuk donte të pinte. Por mos u gaboni, Rooney nuk është i vetmi që pi gjatë ditëve të pushimit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: