Jurgen Klopp indirekt ka kritikuar Alexis Sanchez për transferimin e tij pothuajse të sigurtë te Manchester United. Gjermani në intervistën para ndeshjes me Swansea ka deklaruar se asnjë prej lojtarëve të tij nuk do ta bënte atë që po bën kiliani, duke u larguar te rivalët në mes të sezonit.

“Asnjë lojtar i Liverpool nuk do ta bënte këtë dhe jo sepse e themi ne, por për shkak të përkushtimit ndaj klubit. Asnjë nuk do të transferohej te një skuadër tjetër e Premier League gjatë sezonit. Jam i bindur për këtë. Është e pamundur”.

Në lidhje me Liverpool, që të hënën në mbrëmje do të luajë të kundër Swansea-s, Klopp ka thënë: “Po punojmë në drejtimin e duhur. E di mirë se jemi shumë larg të qenit perfekt, por jemi në rrugën e duhur”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb