TIRANE- Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të biznesit, ku i pranishëm ka qenë dhe Luan Bregasi, kreu i “Biznes Albania”.

Gjatë fjalës së tij, Bergasi deklaroi se zyrat e punës duhet të jenë më pranë biznesit. Nga ana tjetër Bregasi pohoi se shkollat profesionale duhet të ndryshojnë kurrikulat. Ndërkohë, ministri Klosi theksoi se qëllim i qeverisë është hapja e 300 mijë vendeve të punës. Sipas tij, do të arrihet bashkëpunim me biznesin.

“Qëllimi ynë, hapja e 300 mijë vendeve të punës. Këtë do ta arrijmë në bashkëpunim me biznesin. Nxënësit në shkolla profesionale, nuk arrijnë të formohen.”, tha Klosi.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: