Joelinton konsiderohet si një nga futbollistët më të rëndësishëm të Newcastle. Mesfushori brazilian shihet si një shtyllë e skuadrës së Howe, pavarësisht formës që nuk ka qenë optimale. Edhe pse i dëmtuar prej javësh, “qymyrxhinjtë” po nxitojnë që të rinovojnë kontratën me të.

Kontrata e tij në fakt skadon në qershor të vitit 2025, por sipas asaj që raporton edicioni i sotëm i Telegrafit, palët janë shumë afër një marrëveshjeje për një rinovim shumëvjeçar. Lajm i mirë për Newcastle dhe mbi të gjitha për lojtarin, i cili shpreson të kthehet sa më shpejt në fushë dhe mbi të gjitha më i fortë se më parë për të ndihmuar bashkëlojtarët.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: