Ish- drejtuesi i FSHF, Eduard Dervishi i cili sot mban një post të rëndësishëm në Federatën Spanjolle të Futbollit, i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka shpjeguar pse bëri librin ‘’Kohë ndryshimesh’’ dhe çfarë përmban ai.

Dervishi thotë se në çdo kapitull të librit të tij flet për periudhën e viteve para ’90, pasi u bë një punë titanike, kurse me ndërrimin e sistemit futbollin shqiptar e kaploi situata më e vështirë.

Ai shton se sot ka harresë dhe futbolli shqiptar po humbet identitetin, prandaj Dervishit iu duk e nevojshme që të ketë një libër për të ditur se çfarë ka ndodhur në të shkuarën.

 

”Ne në botën e futbollit, si gjithë shoqëria, ëshë botë dinamike, ineraktive, dhe koha na ikën kaq shpejt, por shpesh mendohem se hë se ka kohë. Na duket vetja të rinj, dhe kujton më pas që disa nga personazhet që janë në libër, nuk janë më në këtë jetë. Duhej shkruar pak më parë.

Libri nuk është për mua. As analizë e punës time, as të kolegëve të FSHF. Është për futbollin. Unë për një kohë kam qenë drejtues i FSHF, dhe ndjeva detyrimin që të bëja një libër, disa ngjarje të rëndësishme, të një kohe unikale, të ndërrimit të sistemeve. Ishte periudhë jashtëzakonisht e vështirë. Shumë nga kolegët e mi, trajnerë, futbollistë, gjyqtarë, gazetarë, tifozë, kanë punuar me vetmohim. Nuk është një analizë punuam mirë apo keq, ne punuam në ato rrethana, aq sa çbëmë, të tjerët e vazhduam. Në çdo kapitull e nis me kohën para viteve ’90, pasi ishte bërë një punë titanike me futbollin shqiptar. Sot ka harresë, për të kaluarën, sidomos në Shqipëri. Brezi i ri duhet ta njohë çfarë ka ndodhur më parë, për të ndërtuar realitetin dhe të ardhmen. Po humbasim identitetin.”- tha Eduard Dervishi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb