Emisioni investigativ “Në Shënjestër” ka sjellë sot fakte për keqmenaxhimin e rezervave hidrike dhe krizë energjetike. Situata në kaskadën e Drinit gjatë pjesës së dytë të vitit 2021 dhe 6-mujorit të parë të vitit 2022, doli jashtë kontrollit, pas shfrytëzimit pa kriter që qeveria u bëri burimeve ujore në hidrocentralet që përfshijnë këtë kaskadë.

Kjo bëri që rezervat ujëmbledhëse në këto basene jo vetëm të shteronin, por edhe të çonin Korporatën Energjetike Shqiptare, drejt blerjes së energjisë me çmimin më të lartë në treg, por edhe drejt një falimentimi të sigurt financiar.

Kjo gjë u vu në pah edhe nga një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emision, u shpreh se në kët rast ka dy opsione, ose ka ndodhur keqmenaxhim nga paaftësia, ose ka ndodhur korrupsion.

“Përse mbërritëm në këtë situatë, nuk e ka zbuluar as kontrolli i lartë i shtetit që ka pasur akses në mijëra dokumente. Një përshtypje kam, që më e pakta është paaftësi, dhe më e shumta është aferë. Që është keqmenaxhim dhe paralajmërimet që kanë bërë ekspertët dhe gazetarët, të cilët dhe janë linçuar nga autoritetet se kanë përhapur panik, me sa duket ia vuri vulën dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Ekspertët pranë KESH thonë se cilat janë kushtet optimale për të prodhuar energji sipas çdo dite, jave dhe muaji. Mbi këto parashikime, bëhet edhe kontrata që KESH i shet energjinë OSHEE.

Ata kanë lidhur një kontratë në bazë të sasisë që KESH do t’i japë OSHEE. Për muajin maj deri në gusht, sasi që është rënë dakord ka qenë me ulët sesa KESH i ka dhënë OSHEE, kjo e fundit i ka kërkuar më shumë.

Dy janë gabimet kryesore, askush që mund të njohë sektorin për të paktën 5 vjet nuk e bën këtë gabim. Çdo gjë është me probabilitet. E dyta, nëse do kishte ekspertë që minimalisht të kishin njohuri pse të konsultoheshin në bursa ndërkombëtare, do ishte bërë minimalisht një parashikim i çmimeve.

Kjo përmbush kushtet e argumentit që thash, paaftësi. Patjetër mund të parandalohej, sepse krijohet rezerva hidrike. Gjysma e këtyre importeve po të ishte menaxhuar kaskada, nuk do ishte bërë. Kjo rezervë hidrike do ndihmonte dhe për muajt e dimrit”, tha ajo.

Ndërkohë nga ana tjetër, gazetari Gjergj Erebara, tha se si pasojë e këtij keqmenaxhimi, barra ka rënë mbi qytetarët, të cilët kanë paguar më shumë para përmes taksave, edhe pse çmimi nuk u është rrefkëtuar në fatuën e dritave.

Duhet të kemi parasysh pjesën e kasdakdës së Drinit dhe menaxhimin e saj.

Që të bëjë gabime në menaxhimin e kësaj kaskade, të bëhen nga paaftësia, është shumë e pabesueshme, sepse formula e menaxhimit të kaskadës është shumë e vjetër. Ka ndodh dy herë ky problem. Në 2008 dhe tani. Në 2008 enti rregullator i energjisë, pas analizës së situatës, konkluzioni i tyre ishte që kriza u shkaktua si pasojë e një gabimi njerëzor. Do të thotë që dikush mori vendimin gabim, të prodhonte më shumë energji në kohën kur duhej të importonte. Ka interes në Shqipëri që të ketë importe të tepërta, sepse kështu fitohen para, dhe kështu keqmenaxhohet kaskada e Drinit.

Nuk kam ndonjë indicie që të them se ka korrupsion, por sipas ekspertëve që kam pyetur unë, kaskada e Drinit është me një skemë shumë të thjeshtë menaxhimi.

Janë qindra miliona euro, të cilat normalisht do duhej të ishin bërë rrugë… ne i kemi paguar përmes taksave, jo përmes faturave të dritave, por përmes taksës së naftës, bukës, ujit”, tha ai.

Do t’i paguajmë dhe në të ardhmen se një pjesë janë borxh. Sepse nga buxheti i shtetit ka dalë pjesa më e madhe e parave. Nëse ka importe energjie, prapaskenat për të bërë korrupsion me importet. Mundësitë janë në çdo moment. Mendoj se duhet parë shumë mirë mënyra e menaxhimit të korporatave dhe kompanive publike. Nuk duhet të pyesin ministrin dhe kryeministrin për rritjen dhe uljen e çmimit. Vetëm administratori e di se cila është më e mira. Ka pasur ndërhyrje nga figura politike, përbërjet e bordeve i ke të gjithë politikë. Sot kompanitë shtetërore, po përdoren meqenëse nuk ka staf që të shkojnë të punojnë në ministri se janë pagat më të ulta, i thonë hajde se do të vë dhe në dy borde që ta kesh rrogën më të lartë. Kur i mbush me patronazhistë apo sa herë ndryshojnë qeveritë, t’i ndryshon dhe stafin, çfarë mund të flasim?! Nuk e vë në dyshim se ka persona që menaxhojnë kaskadën dhe nuk e kanë lexuar rregulloren, aq të rinj janë në punë”, u shpreh Xama.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb