Ndonëse Komisioni për Debatet Presidenciale vendosi që debati i dytë presidencial mes Donald Trump dhe Joe Biden të zhvillohej virtualisht, presidenti i SHBA-ve ka refuzuar.

Komisioni theksoi se vendimi në fjalë u mor për të mbrojtur shëndetin e të tjerëve për shkak të situatës me koronavirus. Mesohet se Trump deklaroi se nuk do të harxhojë kohën me debate të tilla.

“Unë nuk do ta harxhoj kohën time në një debat personal. Ulur pas një kompjuteri, qesharak. Mund të të presin fjalën … Unë nuk po bëj një debat virtual.”, pohoi presidenti.

Mediat e huaja raportojnë se debati i dytë Trump-Biden u planifikua që të mbahej më 15 tetor.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: