Ilir Shaqiri si kryetar, Olta Gixhari, Valbona Selimllari dhe Lori Bala do të jenë zyrtarisht pjesë e jurisë së spektaklit të kërcimit, “Dancing With The Stars”.

Faqja zyrtare e “Dancing With the Stars” ka konfirmuar pak më parë edhe Ilir Shaqirin, si kryetarin e jurisë.

Gjatë ditës së djeshme u konfirmua aktorja Olta Gixhari, një nga vajzat më të përfolura të ekranit për shkak të natyrës ekspresive, humorit dhe ngacmimeve, e cila do të jetë pjesë e jurisë së “Dancing With The Stars”.

Një tjetër anëtare jurie, Lori Bala, u publikua gjithashtu dje. Ajo shquhet për profesionalitetin e saj, natyrën kërkuese dhe kritike. Lori Bala ishte pjesë e kastit të balerinëve në sezonin e parë të DWTS dhe më e spikatura, duke marrë ftesën live në gjysmëfinale për të qenë pjesë e jurisë në këtë edicion.

Ndërkohë, Valbona Selimllari u konfirmua sot përmes një postimi në Instagram. Nga DWTS, që pritet të fillojë së shpejti në Top Channel, janë konfirmuar edhe konkurrentët. Spektakli që do të shoqërojë publikun për më shumë se 12 javë …

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb