LIBRAZHD

Është konfirmuar rasti i parë pozitiv me koronavirus në Bashkinë e Librazhdit. Gazetari Fatmir Popja raporton për “BalkanWb” se ka rezultuar pozitiv një person i moshës së mesme.

I infektuari është i vetëpunësuar në një biznes të vogël në Librazhd.

Ndërkohë, dyshohet se ai është infektuar me COVID-19 nga kontakti me një të prekur në Sanatorium, ku kishte shkuar për një kontroll mjekësor.

Ai dyshohet se ishte prekur edhe një muaj më parë, por pas testit kishte rezultuar negative.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb