Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, në “News 24”, foli për situatën e krijuar në Aeroportin “Nënë Tereza”, investimet në rrugët e vendit, por edhe fushatën elektorale.

Balluku tha se Shqipëria kishte rezervë studentë të ekselencës, por sipas saj, ata për shkak të pandemisë nuk kanë plotësuar orët e nevojshëm të fluturimit për t’u licencuar.

Ajo tregoi se si erdhën në Shqipëri, kontrollorët turqë e grekë, të cilët kontrolluan hapësirën ajrore shqiptare, kur kontrollorët e AlbControll nuk ushtruan përkohësisht detyrën. Balluku tha se për këtë shërbim, kontrollorët e huaj nuk janë paguar me asnjë para.

“Grupi i fundit që fatmirësisht janë nxënës të ekselencës, konkurruan në një konkurs të hapur nga EruoControll, janë diplomuar në Madrid, por për shkak se pilotët, stjuardesat trajnohen me orë fluturimi, për shkak të pandemisë, ky grup s’ka bërë shumë orë fluturimi”, tha Balluku.

Teksa ata mendonin se ishin të pazëvendësueshëm, ju gjetët zgjidhjen, gjetët shtetasit e huaj turq e grek?

Belinda Balluku: Ne kemi komunikuar nga nata që na u bë e ditur, sepse se kishim menduar kurrë që kontrollorët të grevojnë, sepse është e ndaluar me ligj. Por kemi nxjerrë mësime këtë radhë. Kur ata deklaruan se do të bënin këtë gjë, sigurisht nga drejtuesit e AlbCntroll kanë nisur kontaktet me EruControll, me agjencinë e navigimit ajror, në Maqedoninë e Veriut, Turqisë dhe Greqisë. Maqedonia na është përgjigjur e para, por sigurisht ai u përgjigj drejtorit të AlbControllit se e kishin të vështirë të binin staf. Të dyja vendet u përgjigjen për mbështetje.

Sa janë paguar këta persona?

Belinda Balluku: Nuk janë paguar, kanë ardhur falas nga agjencia, as do të paguan.

Do e quanit sërish grusht shteti?

Belinda Balluku: Unë do e quaja një ngjarje e paprecedentë që paralizoi të gjithë vendin, të nxitur nga politika dhe shpresoj të mos përsëritet më.

Ka leje aeroporti i Kukësit?

Belinda Balluku: Aeroporti i Kukësit është në proces licencimi. Ka përfunduar atë kombëtar e pret atë ndërkombëtar. Ne do të jemi gati për të kryer fluturimin që kemi premtuar. Ministria e Infrastrukturës mbështet investimit, por pas 18 prillit jemi të lumtur që ajo do i dorëzohet koncesionarit, çmimet do të jenë më të ulëta.

Aeroporti i Vlorës?

Belinda Balluku: Është në fazën e fundit të negociomit. Jemi në përmbyllje të negocimit, duke qenë se ka një afat me datë 18, i bie në javën e parë 19-20 do të ketë marrëveshjen dhe të nisin punimet në Vlorë.

Projekti i LLogarasë, është një nga më të rëndësishmit që keni lakuar këtë mandat të dytë, kur presim të ketë fitues?

Belinda Balluku: Procedura e garës nuk është mbyllur, gara e parë u anulua sepse pjesëmarrësit nuk përmbushnin kushtet. Disa s’kishin dokumentet, ndaj hapet sërish në ditët në vijim gara për tunelin. Kjo është një ëndërr në sirtar e të gjithë qeverive, më e rëndësishme do t’i hapë portën e gjithë Shqipërisë, për rivierën e mrekullueshme të jugut. Sepse një nga kriteret ka qenë që aeroporti s’do të jetë më larg se 45 minuta nga ajo që do të ndërtojnë. Me Aeroportin e Vlorës dhe tuneli, kudo në jug, deri në zonën e Himarës, janë 45 minuta rrugë, do të kemi përfitime të mëdha.
Keni premtuar se në pranverë do të përmbyllet rruga e Arbrit?
Belinda Balluku: Unë i referohem kontratave, pavarësisht se ne i shtymë kompanitë që t’i dorëzojnë para afatit për shkak të kohës së humbur në infrastrukturë. Kontrata është për vjeshtën e vitit 2022. Rruga e Arbrit ka nisur të aksesohet. Një nga banorët e Kombinatit, me origjinë nga Dibra, më tha që për 45 minuta, nga Kombinati ka qenë në Burrel.

Sheshi Shqiponja, i ka lodhur qytetarët ndër vite. Ka pasur akses prej dy prej tuneleve, kur do të jetë i aksisueshëm?

Belinda Balluku: Ajo ka nisur para pak muajve dhe arsyeja se ka nisur ka qenë një luftë politike që shkak të protestave të PD, në Unazën e Re. Të gjithë banorët e zonës janë kompensuar dhe ne për të thënë të drejtën, kantieri në Sheshin Shqiponja ka ecur në mënyrë të jashtëzakonshme. Por dua të them dhe nënvizoj që duke e nisur nga java e kaluar, dy tunelet e hapura, nuk ka më pritje tek Casa Italia, me hapjen e të tretit, do të jetë ende më e lehtësuar dhe ai kantier do të përfundojë brenda këtij viti.

Në Aeroportin e Rinasit keni humbur tre ditë fushate. Si po shkon fushata në Kombinat?

Belinda Balluku: Nuk e kisha menduar që kisha humbur tre ditë fushate, padyshim që është e rëndësishme koha që shpenzoj në Kombinat, megjithatë zgjidhja e situatës në Rinas ishte më shumë se kombinati, ishte për gjithë Shqipërinë dhe ia ka vlejtur për sa kohë qytetarët fluturojnë të lirë. Fushata po shkon mirë, s’kemi tensione në Kombinat me thënë të drejtën, secili nga kandidatët bën punën e tij dhe s’ka presione. Qytetarët janë të mirinformuar nga puna që ne bëjmë e kjo tregon që janë të vëmendshëm në ndryshimin që po ndodh.

Rama ju cilëson si një ministre që mbani peshë të rënda.

Belinda Balluku: Kryeministri Rama ka të drejtë, ai di ç’të thotë, kjo është detyra ime dhe e kam bërë gjatë gjithë jetës time. Në stres funksionoj më mirë se vazhdimisht. Di të menaxhoj krizat me qetësi ndaj ndoshta ia dal. Shpresojmë që zgjedhjet të zhvillohen me qetësi dhe të ketë një verë ku Shqipëria të hapet, turizmi të lulëzojë. Shqipëria është një pikë atraksioni për të gjithë të huaj pasi mendojnë që kuzhinën që ne kemi s’e gjejnë në asnjë vend

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb