Figura e babait në fëmijëri, roli i pazëvendësueshëm i nënës, njohja me vdekjen dhe konceptin e humbjes, zhvendosja dhe ikjet e njëpasnjëshme jo si zbulime por si nevojë për të shpëtuar. Romani i Danilo Kish “Kopshti n’hi” ka ardhur në shqip me përkthimin e Ben Andonit. Një lloj autobiografie e autorit, me nota të dukshme nostalgjie dhe malli për babain e munguar, risjellin shkrimtarin e “Enciklopedisë së të Vdekurve”.

Përkthyesi Ben Andoni thotë se “Danilo Kish i jep babait përmasë metafizike. Ato që nuk mundi t’i bënte sa qe babai gjallë, i bën përmes letërsisë”.

Problemet psikologjike të babait, vijnë përmes një narracioni të shtresëzuar, parë me syrin e një fëmije që zbulon çdo ditë e më shumë, përmasat e jetës. Babai që i shpëtoi pushkatimit dhe pogromit, nuk është mitizuar megjithatë. Një prej emrave të mëdhenj të letërsisë, ia doli të ketë sukses, duke u ruajtur nga politika, ndryshe nga shume shkrimtar që pacaka suksesit ne letërsi, janë gjykuar për shkak të raporteve dhe qëndrimeve politike.

“Danilo Kish i qëndroi larg politikës. Ai u përqendrua shumë te letërsia dhe duke qenë një ndër shkrimtarët më të mirë, që u fokusua shumë te narracioni dhe teknika, nuk iu desh ndihma e politikës dhe qëndroi larg saj, ndryshe nga shumë shkrimtarë që patën nevojë për mbështetjen e shtetit për çmime të ndryshme. ai e ori herët nj çmim të madh në ish-Jugosllavi dhe më pas do të ikte në Francë. Ky libër që, po, mund të quhet edhe rekuiem për babain, është një mësim për autorët se si shkruhet por nostalgjinë”, thotë Ben Andoni, gazetar dhe përkthyes i librit.

Si familje hebreje, Kishet, lëvizën nga zona sllave për shkak të nazistëve, ndërsa vetë Danilo, do te ikte nga Beogradi për në Paris, për shkak të përplasjeve. Letërsia e tij, i dha emër ndërkombëtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb