KORCE – Shkon të grabisë një pikë të basteve sportive, por surprizohet kur arkën e gjen bosh. Ngjarja është shënuar në Korçë rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm në Bulevardin Republika.

Sipas policisë, një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë në një prej pikave të basteve sportive pasi ka prishur sistemin e alarmit, duke përdorur edhe një levë për hapjen e dyerve.

Pasi ka arritur në hyjë, autori i është drejtuar arkës me shpresën se aty do gjendej xhiroja ditore, por në fakt arka ka qenë e boshatisur. Në këtë situatë mësohet se personi ende i paidentifikuar është larguar, duke mos marrë asgjë.

Të gjitha veprimet janë regjistruar nga kamerat e sigurisë e policia po heton për identifikimin e autorit të ngjarjes.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: