Eksperti i Shëndetësisë në PD Gazmend Koduzi, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, deklaroi se edhe spitalet që nuk janë Covid-19, janë mbushur plot me pacientë me koronavirus.

Ndërsa, Brataj theksoi se në ambientet spitalore shkohet zakonisht në format më të rënda, pasi fillimisht atë e zbulon mjeku i familjes.

Gazmend Koduzi: Spitalet janë mbingarkuar. Spitalet rajonale dhe ai i Lushnjës janë plot me persona të iinfektuar, por nuk raportohen. Edhe pse nuk janë spitale Covid, aty trajtohen pacientë me koronavirus. Spitalet private janë plot.

Skënder Brataj: Në spital shkohet në format e rëndë. Normalisht ka pacientë edhe në spitale jo-Covid, sepse aty shkojnë fillimisht, përpara se të shkojnë në ambientet spitalore për koronavirusin.

Nuk flitet për faktin se spitalet nuk janë në gjendje. Tani spitalet janë plotësuar me medikamente, me çdo gjë që nevojitet. Ne do të marrim masa, por me masat nuk zhduket koronavirusi, por izolohet. Erdhi hapi i fundit, erdhi vaksina, që është hap shumë i mirë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb