SPANJA

Spanja ka lënë pas marsin me një rekord vetjak negativ për shkak se 900 mijë punëtorë humbën vendet e tyre të punës.

Numri total i të papunëve në Spanjë ësthë tashmë 3.5 milionë banorë të regjistruar si asnjëherë më parë në një muaj në historinë e Spanjës.

Ndërkohë Spanja ka marrë masa për të shkurtuar oraret e punës si dhe me paketën fillestare të ndihmës ekonomike prej 200 miliardë eurosh.

Por Spanja vuan nga ana tjetër me bilancin e koronavirusit teksa tashmë mban kryesimin botëror sa i përket numrit të viktimave për 24 orë. 9 mijë e 387 viktima numëron Spanja kurse të infektuarit e kanë kaluar tashmë 100 mijën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb