Pas humbjes me Bjellorusinë Federata e Futbollit të Kosovës ndau rrugën me trajnerin Zhire dhe tashmë është në kërkim për pasuesin e tij.

Një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Dardanëve është edhe ish-futbollisti i Milanit dhe ish-trajneri i Ukrainës, Andri Shevçenko. Legjenda e Milanit i është propozuar FFK-së, me ukrainasin që është i gatshëm për një aventurë të re.

Përveç Shevchenkos, kandidat është edhe ish-trajneri i Kamerunit, Antonio Konçesao. Ndërkohë që është lakuar edhe emri i Ilir Dajës, me trajnerin e Ballkanit që drejtoi kampionët e Kosovës në grupet e Conference League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb