Oleksiy Goncharenko, një deputet i parlamentit urkainas ka bërë thirrje në Këshillin e Evropës për njohjen e sovranitetit dhe pavarësinë e Kosovës nga vendi i tij.

“Nuk është më kot që 22 nga 27 shtetet anëtare të BE-së, për të cilat ne po përpiqemi, e kanë njohur tashmë Kosovën. Kosova njihet edhe nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Britania e Madhe. Prandaj, hapi konsistent i Ukrainës do të jetë njohja e sovranitetit shtetëror të Kosovës dhe shprehja e mbështetjes ndërkombëtare”, është shprehur Goncharenko.

Në të njëjtën kohë, parlamentari theksoi se “situata mes Ukrainës dhe pseudorepublikave në kufi me Rusinë nuk është e njëjta situatë si në Kosovë dhe Serbi”. “Ky është momenti kur Kosova ka vërtet të drejtën e pavarësisë”, shtoi ai.

Serbia humbi kontrollin e territorit të Kosovës pas ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999, por nuk e njeh shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Në të njëjtën kohë, pjesa veriore e Kosovës me shumicë etnike serbe, ku jetojnë edhe shumë refugjatë serbë nga rajonet jugore të krahinës, nuk i nënshtrohet autoriteteve të Kosovës”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb