Me 6 tetor në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë 1 milion e 972 mijë e 466 votues, raporton Gazeta Express

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditura shifrat se sa është numri i qytetarëve që kanë të drejtë vote në Kosovë. “Sipas listës preliminare të votuesve, Kosova ka 1 972 466 votues”, njofton KQZ

Ndërkaq KQZ’ja ka bërë të ditur se nga listat e votuesve janë larguar emrat e personave të vdekur, por edhe atyre që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës. “33 791 emra të votuesve janë larguar nga lista votuese si të vdekur ose si votues që kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës”, njofton KQZ’ja.

Ndërkohë janë 4 mijë e 977 aplikacione për regjistrim për votim jashtë vendit./ Express/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb