Në një bashkëbisedim live që ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Connell, ka zgjedhur të bëjë me qytetarët përmes rrjetit social Facebook, ai ka marrë një pyetje paksa provokative, lidhur me faktin se Kosova është lënë vendi i vetëm i rajonit qytetarët e të cilit vend nuk mund të lëvizin pa viza në shtetet e BE-së.

Ardit Hyseni e ka pyetur ambasadorin O’Connell se si është të jetosh në BE, ngaqë ai personalisht është i izoluar mbi bazën e etnisë së tij, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, përgjigja e ambasadorit ka qenë se, gjëja më e mirë që përfaqëson BE-ja janë vlerat e përbashkëta të demokracive evropiane.

Ndërsa, sipas tij, edhe Kosova e ka të ardhmen e sigurt në BE, vetëm se për këtë duhet punuar shumë për t’i plotësuar kriteret, gjë për të cilën O’Connell ka thënë se ata do t’i ndihmojnë Kosovës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb