Sulmuesi i Kombëtares, Ernest Muçi ka dalë në një konferencë për shtyp në prag të sfidave me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Ai deklaroi se nëse Shqipëria ka qenë 1 herë në Europian, mund tja dalë sërish. Gjithashtu, Muçi u shpreh se është një ëndërr për të që të luajë në “Air Albania” me fanellën e Kombëtares.

“Ndjehem krenar dhe i lumtur që jam pjesë e listës për këto ndeshje, e shoh që Silvinjo pret shumë nga unë. Duhet të fokusohemi te Moldavia dhe duhet të marrim pikët maksimale pasi të gjithë duam të arrijmë në Europian.

Kemi një grup shumë të mirë dhe duhet të besojmë deri në fund për të arritur këtë ëndërr dhe për të qenë edhe njëherë në Europian. Ja dolëm 1 herë dhe mund tja dalim sërish. Në Poloni është një kampionat i fortë, Legia është një ekip shumë i fortë fituam Kupën dhe u renditëm të dytët në kampionat.

Silvinjo ka një mënyrë loje shumë të mirë, por kryesore janë pikët dhe të marrim maksimumin. Do të jem gati nëse do të thirrem për të luajtur. Uzuni, Cikalleshi dhe Sadiku kanë bërë shumë mirë në ekipet e tyre, dhe unë jam i motivuar të luaj sa më shumë. Është një ëndërr të luaj për Kombëtaren në këtë stadium, është ndjenjë shumë e bukur, shpresoj të paraqitemi mirë dhe të fitojmë ndeshjen”, deklaroi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb