TIRANË

Përmes një postimi në facebook, Erion Brace ka reaguar lidhur me vizitën e presidentit të UEFA-s në Shqipëri. Brace ka disa pyetje për Ceferin të cilat kompromentojnë pozitën e Armand Dukës në krye të FSHF.

“Kam një pyetje për zotin Ceferin, një zyrtar serioz në hapësirën evropiane: A di, a njeh një president federate në çdo vend të Evropës që i shet vetes së tij te drejtat televizive të garave që zhvillon ai vetë në futboll?

Ju vetë, a keni ndonjë biznes drejtperdrejt dhe a keni shitur të drejtat e garave që UEFA organizon tek biznesi juaj? Armand Duka e ka bërë këtë!” – deklaron Brace, ndërsa thekson se askush nuk e mbron kreun e FSHF-së nga ky skandal marramendës.

Postimi i plotë:
Presidenti i UEFA, Ceferin ka mbërritur në Tiranë! Mediat e pularisë thonë: Ka ardhur për Armand Dukën!
Kështu?

Kam një pyetje për zotin Ceferin, një zyrtar serioz në hapësirën evropiane: A di, a njeh një president federate në çdo vend të Evropës që i shet vetes së tij te drejtat televizive të garave që zhvillon ai vetë në futboll?
Ju vetë, a keni ndonjë biznes drejtperdrejt dhe a keni shitur të drejtat e garave që UEFA organizon tek biznesi juaj?

Armand Duka e ka bërë këtë!
Nje vendim i Autoritetit te Konkurrences-nje institucion kushtetues, i pavarur e funksional ne kete vend, referuar vendimeve te Komisionit Evropian dhe Gjykates Evropiane te Drejtesise, ka konsideruar veprimtarine e Federates si veprimtari ekonomike dhe qe duhet ti nenshtrohet rregullave te konkurrences e transparences;

KA ZBULUAR se;
Armand Duka ne cilesine e presidentit te Federates dhe zoteruesit te te drejtes televizive te Superliges e Kupes se Shqiperise, ka tregtuar keto te drejta bashkerisht e per nje afat te gjate, ekskluzivisht-sic nuk lejohet ne hapesiren evropiane (rasti Premier League, rasti Bundeslige, rasti UEFA Champions League), kompanise ku eshte pronar, eshte aksioner me 9.23% te aksioneve, ku ka interesa e merr nga fitimi i krijuar!

Ku ndodh kjo zoti Ceferin? Ku?
Gazeta Tema dje e sot po publikon video te nje mbledhje ne biznesin e tij, DIGITALB ku Armand Duka duket jo vetem pronar por edhe vendimmarres ne ate biznes, aty ku ka shitur te drejtat televizive te FSHF, garave qe organizon vete!

Ku ndodh kjo?
Une nuk e di cfare Edi Rama do i thote zotit Ceferin, por cfaredo te jete, askush, askush nuk e mbron dot Atmand Duken nga ky skandal maramendes!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: