VLORE- Kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci ka përfunduar mandatin 5-vjecar tashmë në drejtimin e gjykatës së qytetit bregdetar. Në një bilanc të vetë qytetarëve janë vlerësuar të gjitha ndryshimet që gjykata ka pësuar.

Qytetarë të ndryshëm kanë vlerësuar shërbimin cilësor në zyrat e ndryshme, ku prej vitesh nuk ka më burokraci dhe vonesa. Kjo gjë ka eliminuar dhe radhët e gjata ku vite më parë kishte një sërë vështirësish për këdo që donte të kryente procedura të ndryshme.

Vetë Haluci është shprehur se marrëdhënia e administratës me qytetarët për procedura të ndryshme ka qenë një ndër prioritetet e tij kryesore. Ai është shprehur se përgjatë këtyre viteve janë eliminuar totalisht vonesat dhe burokracitë me zëvendësimin e administratës dhe rritjen e numrit te sporteleve.

Përgjatë këtyre viteve sipas Halucit ajo qe këtij institucioni nuk i është realizuar nga institucionet përkatëse ka qene siguria e dhe përmirësimi i infrastrukturës ku edhe pse në këtë pike gjenden 3 prej institucioneve me të rëndësishme si Gjykata e Shkallës së Parë, ajo administrative dhe prokuroria investimet ne infrastrukturë kanë qenë të pakta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb