Themelohet klubi me i ri Rotary në Shqipëri. Është klubi i 11-të dhe ka si veçanti përbërjen ndërkombëtare të anëtarëve të tij. Misioni i ketij grupi është shërbimi në komunitet në fushën e paqes, shëndetësisë, arsimit, njerëzve në nevojë, dhe zhvillimit te ekonomisë së vetë komunitetit.

“Shpresojmë të rrisim bashkëpunimin me bashkitë dhe entitete të tjera ne vend, për të zhvilluar projekte dhe për të patur rezultate për mjedisin ku ne jetojmë.Ne si club duhet të ecim përpara, të përmirësojmë shoqërinë tonë dhe pas kësaj do të bëjmë projekte të mira.”

 “Ju mirëpresim në këtë event të rëndësishëm që shënon themelimin e klubit të ri Rotary në shqiperi. . Duhet të jemi krenare dhe të nderuar. Ju e dini, sidomos femrat se cdo lindje është e dhimbshme, por nga ana tjetër sjell gëzim dhe lumturi për familjen dhe në këtë rast për clubin tanë. Do ta mirëpresim këtë klub të ri si një fëmijë i porsalindur dhe ta mbështesim sa më shumë të jetë e mundur  derisa të nisë të ecë me këmbët e veta”.

Ky është klubi i parë Rotarian Ndërkombëtar në Shqipëri.Themeluesit e tij janë 20 profesore, profesioniste të spikatur të disiplinave të ndryshme, të fushës së biznesit, administratës lokale dhe organizmave ndërkombëtare të bërë bashkë me dëshirën dhe përkushtimin për të ndikuar pozitivisht në komunitetin ku jetojmë.

Rotary club Tirana International ka në themel të filozofisë së vet forcimin e urave të miqësisë mes anëtarëve Rotariane me standardet më të larta të etikës duke vepruar në respekt të motos së Rotarit “Shërbim përtej vetvetes”.

Rotary operon në Shqipëri që në vitin 1992 dhe bën pjesë në familjen e madhe Rotariane prej 1milione e 200 mije anëtarësh dhe 33 mije klube në gjithë botën. Rotary erdhi në Shqipëri në momentet më të vështira të vendit, atëherë kur njerëzit e dalë nga regjimi komunist kërkonin shpresë dhe ndihmë. Ai erdhi me një program tepër ambicioz për kohën, vaksinimin e të gjithë të porsalindurve nga Hepatiti B në shkallë kombëtare, një program që u realizua për një periudhë katërvjeçare.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb