Një 64-vjeçar është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 20-vjeçares Agnes Akom.  64-vjeçari ka vrarë në mënyrë makabre të renë. The Mirror shkruan se Neculai Paizan goditi me sharrë elektrike Akom dhe më pas e varroi trupin e saj në pyll.

64-vjeçari u shpall fajtor nga një gjyq i zhvilluar në Old Bailey. Sipas familjarëve të Agnes Dora Akom , burri ka pretenduar se ajo është punëtore seksi dhe se e kishte helmuar atë me kafe, duke theksuar se akuzat e 64-vjçarit sipas familjarëve janë të pavërteta,.

0 Neculai Paizan In Court (2)

Nga ana tjetër duket se Richard Marks nuk ishte penduar.

Burri pasi e kishte goditur me një sharrë elektrike ai kishte larë duart dhe fytyrën me qetësi , përpara se të fuste trupin e saj në një çantë dhe më pas në bagazhin e makinës së tij.

0 Neculai Paizan In Court (1)

Ai e kishte transportuar trupin në një kosh me rrota dhe më pas e kishte çuar me makinë në pyll duke e varrosur atje. Gjatë ditëve në vijim ai e kishte vizituar parkun ku e kishte varrosur trupin rreth pesë herë, ndërsa djalit të tij i kishte thënë se dëshironte të kthehej në Rumani.

0 Neculai Paizan In Court

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb