Është vetëdorëzuar në polici 20-vjeçari i cili masakroi për vdekje të ëmën në Greqi.

Krimi i rëndë që tronditi opinion publik ndodhi në Egaleo, ndërsa 57-vjeçarja u gjet e masakruar në apartament.

Mediat greke shkruajnë se vetë djali i 57-vjeçares  ka pranuar vrasjen.

Sipas informacioneve, aktualisht bëhet me dije se 20-vjeçari ka rrëfyer momentin e krimit, ndërsa ka treguar se në familje ishin pesë fëmijë. Familja kishte të ardhura të ulëta ekonomike dhe së fundmi po përballej me probleme serioze, ndërsa kryefamiljari kishte ndërruar jetë më herët.

” Vëllai im vrau nënën time”,  ka thënë djali tjetër i viktimës i cili u gjet nga autoritetet i mbuluar me gjak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: