Të gjithë fasonët e thjeshtë në Shqipëri pritet që të falimentojnë ose të zhvendosen në shtete të tjera pasi nuk do të ndihmohen nga qeveria. Florjan Zekja, pjesë e shoqatës së fasonëve pro-eksport pas takimit me kryeministrin Rama tregon se masat e qeverisë për këtë sektor janë të vonuara. Të vetmit që do shpëtojnë janë vetëm ato kompani që do ndryshojnë nga material porositës në biznes me cikël të plotë.

Çdo ditë mbyllen fabrika fasonerie thotë Zekja për shkak të krizës ekonomike që po kalojnë si shkak i rënies drastike të euros dhe forcimit të lekut.

Shoqata e fasonerisë pro-eksport ka edhe disa kërkesa të tjera që do t’i shtrojë në grupin e punës me përfaqësues të qeverisë për zbatimin e masave ndihmëse për këtë sektor për të shpëtuar investimet si dhe punonjësit. Zekja thotë se pretendimi i kryeministrit për paga të ulëta nuk qëndron plotësisht.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama bëri të ditur një paketë ndihme përmes disa masave për sektorin e fasonerisë në një takim me shoqatën dhe përfaqësues të këtij sektori që zgjati afro dy orë. Sipas fasonëve këto masa nuk janë plotësisht të mjaftueshme dhe të vonuara. Në total në Shqipëri janë 760 fason prej të cilëve nuk dihet ende sa janë të thjeshtë që do falimentojnë dhe sa do përshtaten me kërkesat e reja për t’u modifikuar në biznese me cikël të plotë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: