311 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kroaci, ndërsa dy persona kanë ndërruar jetë.

Mësohet se numri në total i rasteve aktive në Kroaci është 2771.

Midis tyre, 285 pacientë janë në spital, nga të cilët 19 pacientë po trajtohen me oksigjeno terapi.

Që nga 25 shkurti, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, një total prej 11,739 njerëz të infektuar me COVID-19 janë regjistruar deri më sot, nga të cilët 197 kanë vdekur dhe 8,771 janë shëruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: