TIRANE – Në 25-vjetorin e rihapjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, kryegjyshi Haxhi Baba Edmond Brahimaj tha se në ditët e sotme emri i Zotit kërkohet të merret peng nga barbarët.

“Barbarët nuk i lidh asgjë me fenë islame. Ata duan të njollosin vlerat tona universale. Larg barbarizmave të çdo lloji. Selia e shenjtë e Kryegjyshatës Bektashiane e ka radhitur veten në koalicionet kundër terrorizmit. Ne do të vazhdojmë të ngremë teqe të reja. Ne do të jemi kurdoherë të bashkuar, jo vetëm brenda besimit tonë, por dhe me besimet e tjera. Kjo falje e madhe që zhvillohet sot në këtë foltore i drejtohet paqes dashurisë dhe urtësisë njerëzore.’ – deklaroi Haxhi Baba Edmond Brahimaj.

Në faljen e organizuar në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve ishin të ftuar krerët e komuniteteve fetare.

(vijon)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: