Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se sot në vendin tonë ka më pak punë dhe më shumë emigracion, ndërsa shtoi se gjerat po shkojnë në drejtimin e gabuar. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Kryemadhi tha se Shqipëria nuk mund të presë deri në 2030-ën për të marrë ndihmë.

Mes të tjerash ajo iu bën thirrje qytetarëve që në 25 prill të çojnë Ramën në shtëpi.

REAGIMI I KRYEMADHIT
Në 4 vitet e fundit Rama ka patur qeverinë në dorën e tij, për të qeverisur si të dinte më mirë ai. Sot ka më pak punë, më shumë emigracion dhe gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar.
Shqipëria nuk mund të presë deri në 2030-ën për të marrë ndihmë. Në Prill 2021 dërgojeni Ramën në shtëpi dhe zgjidhni një qeveri që do të sjellë ndihmë të prekshme dhe të shpejtë.
-73 Ditë #ShqipëriaShtëpiaJuaj ?
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb