SHKUP- Në mbledhjen e parë të Qeverisë maqedonase menjëherë pas ngjarjeve në Kumanovë është marrë vendim që t’i paguhet menjëherë qytetarëve të “Lagjes së Trimave” prona e dëmtuar.

Është vendosur që ndihma fillestare të jetë nga 100.000 denare për familje, e cila iu shpërnda 125 familjeve. Kjo është ndihma fillestare që t’i gjenden familjeve të cilat i kanë shtëpitë e rrënuara ose pjesërisht të rrënuara.

Këtë gjë e theksoi kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski, duke iu përgjigjur një pyetje të deputetëve në seancën e sotme në Parlament. Përveç kësaj, Gruevski theksoi se në seancën e njëjtë qeveritare është vendosur që të formohet një komision, i cili në afat prej tetë ditëve duhet që të bëjë vlerësime nga terreni për objektet e dëmtuara dhe pronat e personave që kanë jetuar në atë pjesë të Kumanovës.

“Vlerësimi është kryer, në seancën e ardhshme qeveritare duhet që të miratohet dhe menjëherë nis dëmshpërblimi”, tha kryeministri Gruevski. Në lidhje me vlerësimin, Gruevski theksoi se mbi 80 shtëpi janë dëmtuar më pak ose më shumë, ndërsa 16 janë dëmtuar seriozisht.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: