Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev iu është bashkuar urimeve për homologun e tij, Edi Ramën, pasi deri më tani rezulton fitues në zgjedhjet e 25 prilli.

Homologu maqedonas ka vendosur që këtë urim për kreun e qeverisë shqiptare ta bëjë në shqip.

Kujtojmë se fitoren Ramës ia ka uruar edhe presidenti turk, Erdogan, kryeministri grek dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio si dhe lideri i opozitës italiane, Matteo Salvini.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb