Deputeti Petrit Vasili ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama për mashtrim, duke theksuar se treçereku i Tiranës vazhdon të mbetet pa ujë.

Sipas tij, shumë lagje të qytetit, përfshirë ato në qendër, po përballen me mungesë të furnizimit me ujë, ndërsa autobotet janë bërë një mundësi e vetme për t’u furnizuar.

Vasili i kujton Ramës premtimet e viteve të kaluara për furnizim me ujë 24 orë, duke e quajtur atë një “mashtrues ordiner”.

Ai e përfundon postimin me pyetjen se si mund të votohet një lider që, sipas tij, nuk ka përmbushur asnjë premtim dhe po i shërben pisllëkut.

Postimi i deputetit Petrit Vasilit:

Treçereku i Tiranes pa uje!

Ne lagje te tera uji  autobotet me uje jane mundesia e vetme per te marre ndonje bidon me uje.

Edhe lagjet ne zemer te Tiranes torturohen per uje.

Shikoni me syte tuaj se si ka mashtruar Edi Rama pa ju dridhur qerpiku se do te sillte uje 24 ore ne dite, që vite me pare.

A votohet më një mashtrues ordiner si ky qe i ben sherbim pisllekut te cdo forme?

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: