Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Greqi javën e ardhshme. Sipas burimeve, Rama do të jetë në Athinë në datat 15 dhe 16 shtator. Kjo vizitë është në kuadër të punës si kryetar i Presidencëssë OSBE-së.

Çështja e emigrantëve por edhe konflikti turko-grek pritet të jenë tema të takimeve të shefit të ekzekutivit shqiptar. Nuk dihet ende nëse çështja e detit dhe plani i zgjerimit të zonave ekonomike nga Greqia do të diskutohet. Pjesë e axhendës së OSBE janë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministri bullgar Boyko Borrisov, Dora Bakoyannis, ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, George Katrougkalos, ish-ministër i Jashtëm i Greqisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb