Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak tha se nuk do të ketë zgjedhje të përgjithshme më 2 maj, duke i dhënë fund spekulimeve disa mujore se ai do të thërrasë zgjedhje të parakohshme.

Më parë, ai tha se zgjedhjet do të mbaheshin në gjysmën e dytë të këtij viti, por nuk përjashtonin zgjedhjet në maj.

“Pas disa javësh, kemi zgjedhje për komisionerët e policisë dhe krimit, për këshillat lokalë, për kryebashkiakët anembanë vendit,” tha ai. Zgjedhjet lokale të Mbretërisë së Bashkuar do të zhvillohen më 2 maj.

I pyetur nëse do të ketë edhe zgjedhje të përgjithshme në të njëjtën kohë, kryeministri tha: “Nuk do të ketë zgjedhje të përgjithshme atë ditë.”

Sipas ligjit të Mbretërisë së Bashkuar, data e fundit e mundshme për zgjedhjet e përgjithshme është deri në fund të janarit 2025.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb