TIRANË

Deputeti i zgjedhur i PD Tritan Shehu deklaron se vaksinimi Covid është thelbësor në ballafaqimin me këtë epidemi, por se kryeministrit vazhdon teatralitetin e tij me thirrjet “bosh”.

Në një postim në “Facebook”, ish-ministri i Shëndetësisë shkruan se Shqipëria është nën mesataren botërore për numrin e injeksioneve për 100 banorë me 38,5 të tilla, kur mesatarja botërore ku futet edhe Afrika etj është 49,2.

Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për mbi 5 milionë doza për vaksinimin së paku të 85% të popullsisë të mbi 12 vjeç.

POSTIMI I PLOTË
Thirrjet demagogjike në 3D të Ramës për t’u “vaksinuar”!
Vaksinimi Covid është thelbësor në ballafaqimin me këtë epidemi, qoftë dhe ndaj variantit Delta për muajt që vijnë, si një rrezik real për një pjesë të botës, ku fatkeqësisht është dhe vendi i ynë.
Dhe kjo vjen nga keq menaxhimi, loja me Covax që tashmë është “harruar” etj, gjë që mund të paguhet me humbje të tjera jetësh, mbi 16 mijët e deri tanishëm.
Ndërsa Kryeministrit vazhdon teatralitetin e tij me thirrjet “bosh”.
Detyra e një Kryeministri do të ishte të siguronte më parë vaksina të vërteta, efikase, në cilësi e sasitë e nevojshme, e më tej të deklamojë; ndërsa realiteti i ynë flet:
1- Për renditjen e Shqipërisë nën mesataren botërore për numrin e injeksioneve (vaksinimi kërkon dy) për 100 banorë me 38,5 të tilla, kur mesatarja botërore ku futet edhe Afrika etj është 49,2. Shqipëria ka nevojë për mbi 5 milionë doza për vaksinimin së paku të 85% të popullsisë të mbi 12 vjeç.
2- Për shumicën dërrmuese të aplikimeve me vaksina kineze, pa garanci, jo efikase edhe ndaj epidemisë së zakonshme, pothuajse pa efekt ndaj variantit Delta. Për këtë vaksinë nuk është dorëzuar asnjë dosje pranë EMA, FDA, etj, nuk lejohet përdorimi i tyre aty, pa përmendur faktin se në Shqipëri janë përdorur të tilla vaksina edhe jashtë skadencës.
3- Për një Kryeministër, që kërkon të fshehë realitetin tragjik Covid të deri tanishëm dhe të rrezikshëm në të ardhmen, duke kërkuar t’u mbyllë gojën shqiptarëve me një “lugë bosh” me vaksina kineze, si dhe t’u zhurmojë veshët me predikime në 3D.
Ndërsa një Qeveri e përgjegjshme do të realizonte:
– Koncentrimin e energjive, burimeve financiare, kohen etj, vetëm në sigurimin e dozave të mjaftueshme të vaksinave të certifikuara, gjë e mundshme kjo; duke ndërprerë procesin me ato jashtë standardeve, si kineze etj.
– Testimin e popullsisë për të njohur nivelin e imunizimit të saj.
– Fillimin e një fushate të gjerë vaksinimi të sigurt të popullsisë mbi 12 vjeç, përfshirë edhe ata, që deri tashti janë vaksinuar me ato prodhimet jo efikase.

Tritan Shehu Fb
Tritan Shehu Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb