Kryeministrja britanike, Theresa May i propozoi Bashkimit Evropian një periudhë tranzicioni dyvjeçare pas Brexit, gjatë një fjalimi të zhvilluar sot në Firence, duke theksuar se një marrëveshje është në interes të të gjithëve.

“Gjatë kësaj periudhe, marrëdhëniet që lidhin BE-në me Britaninë e Madhe qëndrojnë të pandryshuara, për të garantuar një dalje të butë dhe me rend të Londrës nga Unioni ”, theksoi May.

Britania e Madhe do të largohet nga BE-ja më 29 mars 2019, ose dy vite pas fillimit të procedurës së ndarjes.

Qendrat ekonomike të vendit kërkojnë një periudhë tranzicioni pas kësaj date, për të pasur kohën për të negociuar një partneritet të ri.

Nga ana tjetër May ka premtuar se vendi i saj do të respektojë angazhimet financiare pas daljes nga BE-ja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: