TIRANE-Kryeministri Rama ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me marrëveshjen e shumëdiskutuar Kosovë- Serbi, lidhur me çështjen e Kosovës.

Ai ka cituar një deklaratë të Ibrahim Rugovës në vitin 1992, botuar në gazetën “Zëri”, nën titullin: Ndarje të Kosovës jo, shkëmbim territoresh po.

I pyetur nga gazetari Fevziu, nëse e ka lehtësuar komunikimin mes Thaçit dhe Vuçicit, Rama u shpreh:

“Nëse ka ndodhur do jetë shumë mirë, por nuk më rezulton të ketë patur nevojë. Nuk mund të bëj njeriun që rri larg. Kam bërë detyrat e mia dhe bëj përditë detyrat e mia”- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: