KUKËS- Gjykata e Kukësit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Ardian Trotën, i cili disa ditë më parë i shpëtoi një atentati me eksploziv në qytetin e Durrësit.

Trota ishte në masën “arrest shtëpie” dhe duhet të ishte në banesën e tij në Kukës, ndërkohë që ndodhej në Durrës, ku ju bë edhe atentati. Ai akuzohej për dhunë në familje, vjedhje të energjisë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa tani i është shtuar edhe akuza për thyerje të masës së sigurisë.

44-vjeçari Trota që njihet si “i forti” i Kukësit, shpëtoi për mrekulli të shtunën nga një atentat me eksploziv në Shkallnur të Durrësit. Menjëherë pas atentatit, ai u vu sërish në pranga për “largim të të burgosurit nga vendi i vuajtjes së dënimit”.

Pas vendimit të gjykatës për “Arrest me burg”, avokati i Trotës ka deklaruar se pala mbrojtëse do të ankimojë vendimin.

 

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: