Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës Dmytro Kuleba dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Qipros, Ioannis Kasoulides, kanë diskutuar bashkëpunimin dypalësh mes dy vendeve, si dhe masat e mëtejshme të BE-së për t’i dhënë fund agresionit rus.

Deklarata përkatëse është bërë nga Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës Dmytro Kuleba në Twitter.

“U takova me homologun tim qipriot, Ioannis Kasoulides, për të falënderuar Qipron për mbështetjen e Ukrainës. Ne jemi dakord që Rusia nuk duhet të lejohet të minojë unitetin dhe stabilitetin evropian. Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë dypalësh dhe masat e mëtejshme të BE-së që synojnë t’i japin fund agresionit rus”, shkroi Kuleba.

Kujtojmë se, në datat 19-23 shtator 2022, Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba po zhvillon një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në debatin e përgjithshëm të Sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb