TIRANË- Për shumëkënd mund të duket e pabesueshme, marrë parasysh armiqësinë e tyre, por kjo ka ndodhur me të vërtetë. Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi janë takuar dhe kanë pirë kafe sebashku pak çaste më parë.

Takimi i tyre ka ndodhur pas një takimi në Presidencën maqedonase me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

Gazeta Express sjell fotot nga takimi të dy liderëve shqiptarë në Maqedoni, të cilët me këtë fotografi duket se dëshirojnë të përçojnë mesazhin e unitetit në këtë kohë të rëndë për shqiptarët e atjeshëm, pas konfliktit në Kumanovë.

Me sa duket në kohë të vështira edhe kundërshtarët bëhen bashkë, duke qënë se të dy janë po shihen si bashkëpunëtorë të Gruevskit.

Fotoja është publikuar nga gazetarja dhe aktivistja Anita Latifi.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb